Rama publikon listën e re, ja kush janë bizneset që do lejohen të hapen prej datës 27 prill


Me një shënim në facebook, Rama ka sqaruar se në portalin e-albania do të merret leja e rihapjes së aktivitetit dhe po ashtu, bizneset do të njihen edhe me protokolin e sigurisë

 “Ja aktivitetet që do të lejohen të hapen nga e hëna 27 prill

Të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes  e-albania vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë 27.589 punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga Paketa e Parë apo Paketa e Zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3×26.000 apo 1X40.000 lekësh. Shërbimi Taksi do të ketë protokoll të veçantë“, shkruan Rama.

Lista e bizneseve që do të rihapin aktivitetin më 27 prill:

G4719 Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara

G4771 Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara


G4778 Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara


H4932 Aktiviteti i taksive


G4751 Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara


G4772 Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara


S9609 Aktivitete te tjera p.k.t


G4759 Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve
shtëpiakë në dyqane të special izuara p.k.t


G4776 Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të 
tyre në dyqane të specializuara

G4777 Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara


G4743 Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar


J5920 Rregjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës


G4753 Tregtia me pakicë e qylymave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara


G4765 Tregtia me pakicë e lojrave dhe lodrave në dyqane të specializuara


G4763 Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara


G4764 Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara


4742 Shitje me pakice e sistemve te sigurise/ paisejt e telekomunikacionit ne dyqane te specializuara

Ekonomi