SI TA MËSOSH FËMIJËN TË HAJË VETË! KËSHILLA DHE SUGJERIME


 

Arritja e të ushqyerit vet është një zhvillim i madh në jetën e bebit pasi e inkurajon që të eksploroj me ushqimin përmes prekjes, shijes, shikimit dhe nuhatjes. Leji të bëj shumë ushtrime duke filluar me copa shumë të vogla ushqimi për të mjeshtëruar kapjen e saj , përtypur dhe për ta levizur në gojë.

Ja disa shëmbuj , trike dhe sugjerime për të ju ndihmuar të bëni tranzicionin nga luga te gishtat.

Në çfarë moshe mundet të hanë vetë?

Shumica e bebeve entuziaste janë gati të bëjnë tranzicionin nga mosha 7-8 muajsh. Sapo bebi të mund të qëndroj vet ulur është momenti për të filluar ta lejoni të praktikojë me kapjen pickim njohur ndryshe kapja me gishtin e madh dhe tregues në mënyrë të kordinuar.

Fazat

Tranzicioni nga luga te gishtat nuk ndodh brënda natës, është një proçes një nga një dhe mjaft i rrëmujshëm e stresues për të dyja palët. Edhe nëse bebi arrin ta fus në gojë zbulimi i mekanikës së lëvizuri ushqimit në gojë është sfidues.

Së pari, ushqimi në dorë do të jetë një supplement derisa të zbuloj si të haj vetë. Shumica e bebeve e nisin duke e mbajtur ushqimin në grusht dhe akoma nuk e kalojnë te gishtat. Disa e mbajnë në pëllëmbë të hapur dhe direkt e në gojë, e të tjerë e marrin e vendosin prap poshtë e kështu me rradhë, strategji të cilat ju marrin shumë kohë dhe nuk ka rezultat në ushqimin e konsumuar.

Kur bebi mjeshtëron kapjen pickim zakonisht nga 9-12 muajsh aftësia për të mbajtur objekte të vogla si bizele apo makarona në formë mes gishtit të madh dhe atë tregues do të përmirësohet ndjeshëm.

Si ta inkurajoni fëmijën tuaj

Si me çdo ushqimi edhe ushqimi në dorë duhet ti jepet vetëm kur është në pozicionin ulur dhe jo në lëvizje. Shumica e dhëmbëve të bebeve janë rrugës dhe ushqimet më të mira të ngurta në dorë mund të përtypen lehtësisht përpara se të gëlltiten dhe treten lehtësisht.

Fillo me 4-5 copa të vogla në një pjatë (jo të thyeshme) ose direkt te tavolina që ka karrigja ku ha bebi, dhe shto më shumë kur bebi ha. Fillestarët që përballen me shumë ushqim në të njëtin vënd mund ose të përpiqen ta fusin të gjithën në gojë ose do e hedhin në tokë, prandaj me ngadalë.

Ushqime në dorë për të provuar

Fillo me ushqime që janë pranuar mirë në formë pureje me lugë dhe preje në formë kubi. Ofro në masë të vogël versione më të ngurta si djathi, perime të ziera, banane, pjeshkë apo mango, bukë , makaronë në formë ejt.

Për çfarë ka nevojë fëmija?

Ju duket si sfidë e vërtetë por ja se çfarë i duhet realisht:

  • Burim i mirë është qofte të vogla, pulë e ndarë në copa të vogla, peshkë i zier i perë në formë të vogël (kujdes halat ), vezë e skuqur, avocado, brokoli e zier.
  • Kalcium: esenciale për kocka të forta mund të gjendet në qumshtin e lopës apo djath.
  • Omega-3 , Yndyrë e shëndetshme: Salmoni, kosi, veza ndihmonë në shikimin dhe zhvillimin e trurit.
  • Vitaminat A, B, C, dhe E: ndihmojnë në zhvillimin e shëndetit të fëmijës suaj nga koka te këmbët. I gjeni tek karrotat, patatja e ëmbël, perimet me ngjyrë jeshile, banana, fasule, domate, luleshtrydhe, shalqi, si dhe drithra.
  • Ushqimet që duhet të shmangni

    Frikë se mos mbytet? Mos u shqetëso për aq kohë sa po ofron ushqime të sigurta i vogli juaj ka aftësinë ta përtypë atë.

    Por mos i jep ushqime që nuk treten në gojë apo nuk përtypjn lehtësisht. Shmang bizelet e pa shtypura, perimet e pa ziera apo fruta të paziera, si dhe copa mishit ë pa ziera.

    Sapo të dalin dhëmballat ushqimi që kërkon përtypje reale mund ti shtohet si molla e pazier në copa të vogla dhe furta dhe perime si dhe mish në copa të vogla.

    *Por prit moshën 4-5 për ushqime me potencial rreziku si karrota të paziera, kokoshka, arra, salçiçe. Prezantoji vetëm kur fëmija përtypet shumë mirë.

Këshilla dhe Trike