Bashkia Devoll

Bashkia Devoll

in Bashki
0.0
Be the first to write a review
A është juaj ky Shërbim? Claim it here!
Lgj Nr.1 Rr.24 Tetori Nr.9, Devoll, Shqipëria
Bashkia Devoll
Bashkia Devoll
in Bashki
A është juaj ky Shërbim? Claim it here!
0.0
Be the first to write a review

Bashkia Devoll

in Bashki
Lgj Nr.1 Rr.24 Tetori Nr.9, Devoll, Shqipëria

About

Rrethi I Devollit me qender qytetin e Bilishtit ben pjese ne Prefekturen e Korces se bashku me rrethet si: Korce(me qender qytetin e Korces), Pogradeci(se bashku me qender qytetin e Pogradecit), Kolonja( me qender qytetin e Ersekes).

Historia e Devollit eshte po aq e vrullshme dhe e pandare nga ajo e popullit shqiptar. Devolli duke qene gjeografikisht ne skajin me juglindor te Shqiperise(kufizohet me 83 km ne vije kufitare me shtetin fqinj,Greqine) perben nje pozite te rendesishme strategjike sepse neper te kalon rruga kombetare qe lidh Shqiperine Juglindore me Greqine Veriperendimore, e cila siguron kushte per zhvillimin ekonomik me interes te perbashket te dy vendeve. Per me shume se 2000 vjet populli I Devollit ka luftuar per te mbrojtur qenien e vet, per te qene i lire e I pavarur, e ne kete lufte te mbijeteses ka krijuar tradita me vlere materiale dhe kulturore te cilat edhe sot perbejne nje fakt te pakundershtueshem nepermjet monumenteve te kultures antike si edhe ekzistencen e hershme te popullit te Devollit. Me krijimtarine e mrekullueshme popullore te kesaj treve, te zbuluar nepermjet kerkimeve arkeologjike ne Tren, Vranisht, Ventrok, Qyteze, Bilisht etj, shprehet lufta dhe perpjekjet e ketij populli I cili ze nje vend te merituar ne historine e hershme te popullit shqiptar. Populli I zones se Devollit qe ne hershmeri ka shpalosur me dinjitet heroizmin e tij ne lufte kunder invazioneve te huaja si ato romake, sllave, osmane e deri tek ato italo-gjermane te Luftes se Dyte Boterore. Devollinjte shquhen per njerez te urte, punetore,te dashur dhe mikeprites, nje populli I paqte dhe I kulturuar.Ky rreth Shtrihet ne skajin me juglindor te Shqiperise. Ne veri, veriperendim dhe perendim kufizohet me rrethin e Korces, respektivisht nepermjet lartesive qe zbresin ne liqenin e Prespes dhe kurrizit te Moraves. Ne jugperendim kufizohet me rrethin e Kolonjes nepermjet pjerresive verilindore te malit te Gramozit. Ne juglindje, lindje dhe verilindje kufizohet me Republiken e Greqise pergjate nje vije kufitare prej 83 km(81.9 km tokesore, 1 km liqenore dhe 0.1 km lumore), ku ngrihen lartesite mbi Nikolice, Arreze, Qyteze, Vidohove, Kapshtice, Verrnik, Rakicke, deri ne lartesine e Llapashtices. Nepermjet grykes se Cangonjit lidhet me fushen e Korces. Pjesa juglindore e rrethit te Devollit eshte kodrinore. Fushat jane te ngushta dhe ndodhen ne te dy anet e lumit Devoll. Pjesa veriore eshte e sheshte dhe perben fushen e Bilishtit, e cila kufizohet ne thellesi me lartesi mbi 1000 m. Ne lindje ndodhet gryka e Kapshtices nepermjet se ciles kalon rruga automobilistike per ne Follorine te Greqise.Terreni: Lartesia me e madhe mesatare e rrethit te Devollit eshte 1380 m mbi nivelin e detit. Fusha e Devollit me lartesi mesatare 900 m mbi nivelin e detit rrethohet me male e kodra. Ne anen perendimore ngrihen lartesite e kurrizit te Moraves me lartesine me te madhe 1806.8 m. Nga ana lindore ngrihen lartesite e maleve te Vojskovarit 1537.7 m, te Rukes 1234 m, te Pllashovecit 1443.3 m. Nga ana veriore ngrihen lartesite e maleve te Golinit 1326.4 m, M.i Qafashtices 1494.9 m. Nga ana jugore ngrihen lartesite e maleve te Pacoroves 1148 m, Bidos 1314 m etj. Fusha e Devollit pershkohet nga lumi Devoll me deget e tij kryesore si: LLofka, Qyteza, Vidohova, Zicishti etj. Nentoka e rrethit te Devollit ka burime minerare si hekur-nikel ne Bitincke dhe rere qelqi ne Zicisht. Ka mjaft lende inerte ndertimi si argjil per prodhimin e tullave, tjegullave dhe eneve prej balte ne Bradvice, Verlen etj. Rrethi I Devollit pershkohet nga rruga kryesore qe lidh Shqiperine Juglindore me Greqine, e cila kalon nga gryka e Cangonjit, Bilisht dhe shtrihet pergjate grykes se Kapshtices dhe del ne Follorine te Greqise.Devolli eshte I rrethuar me kodra e male mjaft te gjelberuar ku vendin kryesor e ze vargmali piktoresk I Moraves. Bilishti shtrihet ne pjesen e pjerresive juglindore te kodres se Kalase. Pastertine dhe hijeshine natyrore rrethit te Devollit ia shton gjithe shpati lindor I vargmalit te Moraves duke qene I pyllezuar e me burime te shumta ujore te pastra. Vende te bukura turistike natyrore ne rrethin e Devollit permendim: Rezervatin e Cangonjit dhe Poloskes, ahishten e Bradvices me Shen Kostandinin etj. Liqeni I Prespes se Vogel qe ndodhet ne afersi te fshatit Zagradec eshte mjaft terheqes dhe gjate veres vijne vizitore te shumte.

Hours

Closed. Opens at 9:00 am
Sunday: Closed
Monday: 9:00 am - 4:00 pm
Tuesday: 9:00 am - 4:00 pm
Wednesday: 9:00 am - 4:00 pm
Thursday: 9:00 am - 4:00 pm
Friday: 9:00 am - 4:00 pm
Saturday: 9:00 am - 4:00 pm

Location

Lgj Nr.1 Rr.24 Tetori Nr.9, Devoll, Shqipëria